Petrit Qoli, nën akuzë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit Nuredin Dumani.
Ky i fundit nuk u paraqit në seancë, për arsye shëndetësore. Nga njëra anë ai ka treguar se po detyrohet të bëhet vrasës si Nuredin Dumani.
Petrit Qoli u shpreh: “Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën jashtë sallës dhe ne baltosemi. Ai do do Coca-Cola, palestër dhe femra. Jam dobësuar 40 kg, jemi në burg kot. Jam 25 vite besimtar, prokuroria dhe gjykata mund të ma heqin baltën. Kam frikë se do vdes nga veremi dhe jo nga burgu. Ai është mongol leshator, do bëhemi si Nuredini, do vrasim 5-6 vetë dhe 5 mln euro të groposura, dalim dhe marrim statusin”.
Gjykata pezulloi afatin e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit, deri në seancën e radhës, në datë 4 mars.