Dosja e SPAK, edhe Basha “ngjyeu” gishtin te “Partizani”, dha lejen për ndërtimin e kullave

AlbEu.com ka zbardhur detaje të reja nga DOSJA E BUJSHME e cila ka shkaktuar tërmet në politikën shqiptare.

Një ditë më parë BKH ekzekutoi urdhëarrestin e GJKKO pas kërkesës së SPAK, për arrestimin e Jamarbër Malltezit, si dhe u dha masa për detyrim paraqitjeje për ish-kryeministrin Sali berisha dhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

Të tre këta persona akuzohen për pastrim parash, korrupsion dhe tjetërsim prone. Kujtojmë SPAK ka ngritur akuza se privatizii i klubit Partizani ëhstë bërë në mënyrë të dyshimtë, ku ish-kryeministri me anë të presioneve,ndryshimit të neveve dhe ligjeve ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë në dosjen e SPAK, AlbEu.com, ka arritur të njerrë të tjera detaje mjaft të rëndësishme, siç është ao e dhënies së lejes së ndërtimit për ngritjen e 17 kullave në Kompleksin Partizani.

Në dosje thuhet se Bashkia e Tiranës nga 2011 deri në korrik 2015 drejtuar nga Lulzim Basha ka pajisur me leje zhvillimore për ndërtimin e 17 kullave, shoqërinë “Homeplan”.

Rezulton se nga qershori 2008 është raporti i studimeve kur bëhet fjalë për objektet e klubeve sportive dhe deri në dhjetor të vitit 2008, ka procedura e njohjes së kthimit fizik, analizës financiare dhe asaj që i nënshtrohet objektit të parablerjes, dorëzimi nga ana e saj.

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mbrojtjes si dhe regjistrimit ne regjistrat publik te ketij Ekonomia e Tiranes Po keshtu, Bashke Tiranes, e marre nga korriku 2011 deri ne korrik 2015 nga shtetasi Lulzim Basha, e ka me leje zhvillimore per kerkesat e 17 kullave, shoqeria. “Homeplan”. Për këtë shkak të dyshimtë mbi ekzistencën e veprës penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm korrupsionit,” thuhet në dosje.

Kujtojmë që Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar në aeroportin e Rinasit ndërsa ishte duke pritur bashkëshorten e tij Argita Malltezi e cila po kthehej nga një vend i BE.

GJKKO ka marrë masa sigurie edhe ndaj Sali Berishës ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalimin i daljes jashtë vendit.


Shtuar 22.10.2023 23:01