Dosja e 21 Janarit/ “Është ngjarje e programuar”, ish-kreu i SHISH: Berisha donte të vrarë

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit Fatos Klosi në një intervistë në Report Tv deklaroi se Sali Berisha në protestën e opozitës më 21 janar 2011 donte të vrarë.

Klosi tha se Berisha donte të tregonte se e vendos sigurinë në Shqipëri edhe duke bërë vrasje. Sipas Klosit, kallëzimi nga ana e PS-së duhet të ishte bërë më parë, pasi nëse ka fakte të reja duhet të hetohet sërish.

“Prokuroria duhet ta kishte bërë me kohë këtë gjë. Është një institucion që mund ta çojë me tutje këtë problem. Deri tani problemi është trajtuar si vrasje nga pakujdesia. Ai që u vra më afër GJK-së. Ishte 2 metra mbas meje. Kam qenë atje për të parë, ky është fillimi i demonstrimit. Bulevardi ka qenë pothuajse bosh. Po mbaronte protesta. Ajo ngjarje është programuar. Berisha donte të vrarë atë dija. të. Donte për punët e tija. Ai donte të tregonte se e bën sigurinë në Shqipëri edhe duke bërë veprime të mëdha siç janë vrasje. Ky ishte një problem që diskutohej në atë kohë. Me ngjarjet e ’97, u detyruar që ta lërë në mes. Pastaj erdhën ngjarjet e ’98 dhe donte ta përsëriste sërish. Janë ngjarjet e 12-14 shtatorit ’98 kur morën kryeministrinë. Ata e kishin Tiranën në dorë dhe morën kryeministrinë. E quajti grusht shtetit, është qesharake komplet. Ngjarja më e rëndë që ka ndodhur ishte një Benz i vjetër u përplas më një kupë prej betoni. Askush nuk u fut brenda kryeministrisë. Nuk është ashtu siç e trajtoi Sali Berisha.

Tani po dalin ca letra të tjera. Nuk e di si janë e çfarë janë. Por e rihapin! Janë fakte të reja. Duhej bërë më parë. Duhej detyruar prokuroria që të bënte një hetime më serioz. Problemi është devijuar nga e vërteta. Janë marrë me probleme të holla teknike, por problemi është tjetër fare. Dy janë gjetur se kush kanë gjuajtur nuk janë ata fajtorët. Ata kanë pjesën e tyre të fajit! Të gjithë urdhrat e paligjshme nuk zbatohen. Kjo nuk ishte luftë. Ata mund të akuzohen sepse kanë zbatuar qartë urdhra të paligjshëm”,u shpreh Klosi.

Kujtojmë se të premten e 20 janarit, gazetari investigativ, Artan Hoxha  nxori një dritë një provë të renë lidhje me rasjen e 4 protestueve më 21 janara të 2011.

Në audio dëgjohen urdhrat e dhënë nga Garda e Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa dje, 23 janar, Porokuroria e Tiranës njoftoi se do të nisë hetimet për provat e teja të nxjerra nga Artan Hoxha.

Pak ditë më parë u bënë 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë.

Nisi si një marshim paqësor, por përfundoi me 4 të vrarë. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës në atë kohë, në 21 janar 2011.

Edhe pse kanë kaluar 12 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para kryeministrisë.
Protesta degjeneroi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda kryeministrisë u hap zjarr duke sjelle dhe bilancin tragjik./albeu.com/


Shtuar 24.01.2023 13:51

Tags: