Apeli i Posaçëm, lë në fuqi masën e sekuestros së pasurive të drejtorëve bashkiak në kuadër të dosjes “5D”.
Gjyqtari Florjan Kalaja, vendosi të lërë në fuqi vijimin e masave të sigurisë arrest në burg për Redi Mollën, Mariglen Qaton e Taulant Tushën.
Mësohet se Mollës e Qatos, akuza u është komunikuar për “korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie”, ndërsa Tusha akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë.
Burime nga SPAK, bëjnë të ditur se vijojnë hetimet pasi me komunikimin e akuzave nuk ka përfunduar ende faza hetimore nga SPAK.
Më 28 mars 2024, GJKKO caktoi arrest në burg për, Redi Mollën, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, Taulant Tusha, ish- Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, ish-Drejtor Inspektoriatit së Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Tiranë.
6 masa të tjera sigurie që miratuan gjithashtu nga gjykata ishin detyrim paraqitje, ku bëjnë pjesë ish-anëtarë komisioni të vlerësimit të ofertave. Ata akuzohen nga SPAK se i jepnin tenderë të paracaktuar kompanisë 5D, pronarë të së cilës ishin vetë drejtoret e Bashkisë.