Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për dorëheqjet e tre policëve serbë ka thënë se është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia.
Ajo përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se këto presione pasqyrojnë taktikat e Millosheviçit.
”Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit”.
“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Për këto dorëheqje i shqetësuar është shprehur edhe shefi i EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Po ashtu edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reguar duke thënë se një shtet multi-etnik duhet ta ketë edhe policinë e tillë.
Disa serbë vullnetarisht u bën pjesë e institucionit të Policisë, por ata morën kundërshtime nga eksponentët e dhunshëm në Veri. /Gazeta Express