Donte t’i kundërpërgjigjej, Rama-kryebashkiakut: Ulu se s’të dhashë fjalën ty!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një mbledhje me të gjithë kryebashkiakët në vend. Në fund të fjalës së tij, një kryetar bashkie kërkoi t’i kundërpërgjigjej, por Rama nuk i la hapësirë duke i thënë se nuk ia kishte dhënë fjalën atij.

“Të lutem ulu se s’të dhashë fjalën ty”, ishte përgjigja e Ramës, ndërsa nuk dihet se kush kryebashkiak ishte ai që kërkoi të fliste./albeu.com


Shtuar 9.07.2021 13:22