Ato janë plot me vitamina dhe minerale si bakër, mangan, kalium, vitamina C, K dhe B6, si dhe përmbajnë kalcium, hekur, fosfor, zink dhe natrium.
Rrepkat mund të konsumohen për të larguar erën e keqe të gojës duke qenë shumë efektive. Prandaj nëse keni një problem me aromën e pakëndshme të gojës konsumoni këtë perime.
Vetitë e tyre shëruese janë shumë të njohura dhe ato janë përdorur për të trajtuar shumë sëmundje edhe para prodhimit së ilaçeve, dhe shumë ende i përdorin ato sot si një alternativë ndaj mjekësisë moderne. Ato kanë veti antibakteriale dhe anti-fungale, por ndihmojnë edhe me problemet e frymëmarrjes, veçanërisht me kollën dhe astmën.
Ato stimulojnë sekretimin e mukusit nga organet e frymëmarrjes.
▪ Janë një diuretik natyral.
▪ Në verdhëz, ato normalizojnë prodhimin e bilirubinës.
▪ Stimulojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
▪ Janë të mira për humbje peshe sepse kanë pak kalori dhe shumë fibra.
▪ Përmirësojnë tretjen.
▪ Zvogëlojnë rrezikun e inflamacionit të traktit urinar.
▪ Ndikojnë për veshka të pastra.
▪ Largojnë erën e keqe të gojës.
▪ Lehtësojnë dhimbjet menstruale.
▪ Farat e rrepkës ndihmojnë kundër vitiligos.