Doni të dini se si do të jetë e ardhmja? Shihni “The Simpsons”, autori: Sezoni i ri do jetë më i miri

Nëse doni të dini se ku po shkon bota, ndizni “The Simpsons”, kwshtu e nis artikullin e saj prestigjozja amerikane, ‘New York Post’.

Shfaqja ka parashikuar gjëra të tilla si kandidimin e Donald Trumpit për president, madje edhe pandeminë COVID-19 gjatë gjithë viteve.

Skenaristi i serialit ikonik, Matt Selman ngacmoi shikuesit në një intervistë për “Deadline” ku tha se do të ketë një episod në sezonin e 34-të që ofron disi një shpjegim se si ata mund të parashikojnë të ardhmen me kaq saktësi.

“Ne kemi një tjetër episod konceptual të çmendur që shpjegon se si ‘The Simpsons’ e dinë të ardhmen”, shpjegoi Selman.

“Është një episod konceptual me shumë gjëra të çmendura në të, por bën një shpjegim se si ‘The Simpsons’ mund të parashikojnë të ardhmen”, shtoi ai.

“Jam i emocionuar për sezonin 34. Është ndoshta sezoni i 34-të më i mirë i çdo shfaqjeje që keni parë ndonjëherë,” tha Selman me shaka.

Shtuar 11.08.2022 22:33