Ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të ketë fshehur dokumente gjatë një kontrolli të FBI-së në pronën e tij në qershor, sipas një deklaratë të zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë, shkruan CNN.
Ata pretenduan se agjentët ishin “të ndaluar në mënyrë eksplicite” të kontrollonin një dhomë magazinimi në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago. Të dhënat e tjera ka të ngjarë të jenë “fshehur dhe hequr” nga një dhomë magazinimi, thanë zyrtarët.
Dosja prej 54 faqesh u publikua të martën, përpara seancës gjyqësore të enjten. Në të, shefi i kundërzbulimit të Departamentit të Drejtësisë, Jay Bratt, tha se FBI ishte në gjendje të rikuperonte një numër dokumentesh të klasifikuara që ekipi i Trump nuk i kishte dorëzuar, pavarësisht kërkesave të mëparshme.
Presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe emailet e tyre në një agjenci qeveritare të quajtur Arkivi Kombëtar – dhe FBI po heton nëse Trump ka keqpërdorur të dhënat duke i çuar ato nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago pasi u largua nga detyra në janar 2021, raporton abcnews.al.
Bratt shtoi se “përzierja” e sendeve personale të Trump me dokumente të klasifikuara është “provë relevante e veprave ligjore nën hetim”. Trump ka mohuar çdo keqbërje dhe tha se sendet ishin deklasifikuar.
Avokatët e Trump kanë kërkuar për një avokat “neutral” të palës së tretë – i njohur si mjeshtër special për të përcaktuar nëse dosjet e sekuestruara mbulohen nga privilegji ekzekutiv, i cili u lejon presidentëve të mbajnë të fshehta disa komunikime.
Zakonisht mjeshtra të posaçëm caktohen në çështjet penale, aty ku ka shqetësime se disa prova mund të mbrohen nën privilegjin avokat-klient, ose mbrojtje të tjera që mund t’i bëjnë ato të papranueshme në gjykatë.