Aksioni për shembjen e godinave në bregdet ka sjellë sërish përplasje mes autoriteteve dhe pronarëve.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e lajmëroi më parë aksionin dhe përcaktoi dy objektet që janë pjesë e planit për tu shembur.
Por nga ana tjetër, pronarët e firmës kanë reaguar duke paraqitur dokumenta se firma për lejen e ndërtimit është hedhur nga vetë kryetari i bashkisë Himarë, Jorgo Gore.
Ata shtojnë se nuk janë lajmëruar nga autoritetet që shembja e objektit do të bëhej ditën e sotme.
Avokati i firmës, Genci Pulaj shprehet se vendimi është totalisht antiligjor pasi është firmosur nga dy inspektorë të arrestuar pak ditë më parë, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj të akuzuar për “shpërdorim detyre”.
Pulaj është shprehur se e gjitha po bëhet për interesa të individëve të caktuar që duan të shembin objektin në mënyrë të paligjshme që më pas të zaptojnë këtë pronë./albeu.com