DOKUMENTET/ “Vrisni sa të mundeni dhe merrni pengje”, plani sekret i Hamasit për të sulmuar shkollat dhe qendrat rinore

Planet e frikshme të Hamasit janë përshkruar në dokumentet e klasifikuara të organizatës sunite palestineze, të cilat ranë në posedim të rrjetit televiziv amerikan NBC.

Ndërsa planet e Hamasit për të pushtuar Izraelin dhe mënyra e organizimit të tij zbulohen gradualisht, dokumentet e reja përfshijnë harta ajrore të sulmeve ndaj shkollave dhe një qendre rinore në kibutz Kfar Saad.

Direktiva-“urdhri” për terroristët e Hamasit nuk lë vend për keqinterpretim: “Vrisni sa të mundni, merrni pengje dhe largohuni shpejt për në Gaza”.

Hartat dhe dokumentet e gjetura nga autoritetet izraelite dhe media në kufomat e terroristëve të Hamasit zbulojnë një plan të koordinuar për të shfarosur dhe rrëmbyer fëmijët e vegjël në Kibbutz Kfar Saad, afër Gazës.

Dokumentet janë të shënuara “Top Secret” në arabisht dhe u drejtohen “anëtarëve shumë të trajnuar” të Hamasit.

Plani i sulmit i përshkruar në dokumentet e klasifikuara kishte dy pjesë:

1. Terroristët e Hamasit të rrethojnë dhe depërtojnë fshatrat, duke synuar vendet ku mblidhen civilët, përfshirë fëmijët.

2: Pastaj, jo vetëm për të hapur zjarr ndaj civilëve, por edhe për të rrëmbyer sa të munden, edhe fëmijë të shkollës fillore.

Një faqe e dokumenteve të zbuluara, të titulluara “Tepër sekret”, shpjegon se një plan sulmi përfshin “Kfar Sa’ad”, duke vënë në dukje se “Njësia luftarake 1” do të sulmojë shkollën e re “Da’at”, ndërsa “Njësia luftarake” 2” do të marrë përsipër pengmarrjen.

Hamasi, përveç synimit të shkollës fillore, planifikoi të sulmojë edhe qendrën rinore Bnei Akiva.

Në një faqe tjetër të hartës, nën titullin “Manovra Tepër Sekrete”, Hamasi udhëzon një njësi të sigurojë sulmin e saj në Kfar Saad në lindje, ndërsa një njësi tjetër do të kontrollojë anën perëndimore.

“Vrisni sa më shumë dhe merrni pengje” është direktiva mbizotëruese.

Të gjitha hartat, sipas NBC, janë në duart e autoriteteve izraelite. Sipas një burimi të kanalit, si ushtria ashtu edhe qeveria e Tel Avivit i kanë hartat.

Zyrtarët në Izrael thonë se shërbimet e inteligjencës po mbledhin prova të ngjashme të planeve për të sulmuar fshatrat dhe udhëzime për të synuar gratë dhe fëmijët në përgjithësi.


Shtuar 14.10.2023 18:29