Grupi i rojeve të kufijve detar në Spanjë katër ditë më parë ka çmontuar një vendbanim të ri të paligjshëm në Portin e Bilbaos, ku po qëndronin tetë emigrantë shqiptarë të cilët do të hynin në objektet mallrash dhe tragete për t’u larguar në Britaninë e Madhe.
Sipas medias spanjolle ky është një operacion i ri kundër vendbanimeve të paligjshme të emigrantëve që synojnë të mbërrijë në Britaninë e Madhe në rrugë të paligjshme.
Në vendin ku shqiptarët po qëndronin pavarësisht se qëndrimi i tyre ishte i ligjshëm, ata nuk plotësonin kërkesat që janë përcaktuar për qëndrimin si turistë.
Ndaj tyre është vendosur një masë administrative e cila nënkupton se të tetë shqiptarët duhet të largohen brenda 15 ditësh dhe nëse identifikohen sërish do të arrestohen dhe më pas do të dëbohen.
Ky operacion është pjesë e luftës kundër trafikimit të qenieve njërëzore dhe synon të parandalojë emigracionin e paligjshëm në Britaninë e Madhe, emigracion i cili kryhet nga organizatat kriminale.
Këto organizata në vendet e tyre të origjinës iu premtojnë këtyre të rinjve punësim por që në fakt i detyrojnë ata të kryejnë vepra kriminale, përfundon shkrimin, media spanjolle./albeu.com