Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur ditën e sotme fushatën nga Kamza, aty ku edhe do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta ka ndarë momente nga takimet me qytetarët, ndërsa shprehet se takimet e drejtëpërdrejta dhe shpalosja e 5 prioriteteve do të bëjë të mundur përmbysjen e madhe demokratike.
Postimi i Metës:
100 mijë duar????për 100 mijë zemra❤️(vota).
Sot në Bashkinë Kamëz nisa fushatën time si President i Partisë të Lirisë për të shtrënguar duart drejtpërdrejt me të paktën 100 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Takimet e drejtpërdrejta dhe shpalosja e 5 Prioriteteve tona do të bëjë të mundur objektivin tonë madhor për Përmbysjen e Madhe demokratike dhe ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë. ✌️