Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi siguron në një deklaratë për mediat se nesër deri pasnesër problemi i djegies së mbetjeve urabane merr zgjidhje dhe situata do të jetë nën kontroll.
Ai thotë se 30 gushti do të jetë afati maksimal i zgjidhjes përfundimtare të kësaj situate dhe më pas do të mbyllet fusha 74-vjeçare e vend depozitimit të mbetjeve urbane të Fierit për të filluar me inceneratorin.
‘’E mbani mend që në 2015 kemi marrë atë vendim për faktin se kjo situatë që shohim sot ka qenë e vazhdueshme ndër vite. Vazhdimisht plehrat digjeshin, kjo ishte arsyeja që njën dër vendimet e para ishte shpallja e emergjencës mjedisore. Mbi bazën e atij vendimi kishim mbështetjen e qeverisë. Sot që flasim ky problem është i zgjidhur. Sot kemi një vlerë të madhe publike që është gati të presë depozitimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre.
Ajo çfarë ka ngelur dhe ka mbetur në ditët e fundit është rehabilitimi i rrugëve që na çojnë tek inceneratori. Nuk kanë qenë rrugët e bëra. Po bëjmë një stacion për transferimin e mbetjeve, distance nga Fieri te inceneratori ësthë e konsiderueshme, nuk shkojnë dot mjetet gjithë natën dhe të bëjn shumë rrugë, do ishte humbje kohe dhe shpenzime pa fund. Pra ndërtimi i stacionit dhe blerja e mjeteve të reja që do të transferonin në bllok. 30 gushti do të jetë afati maksimal që mund të mbyllim këtë fushë 74-vjeçare të mbetjeve, vend depozitimin e mbetjeve të Fierit dhe fillojmë me inceneratorin.
Nëse punohet apo jo e shihni vetë, më vjen mirë se keni qenë këtu. Po punojmë non-stop. Po punojmë 24 orë. E vetmja zgjidhje është mbyllja me dhera e gjithë fushës. Zjarrfikëset nuk japin rezultat, edhe pas mendimit të ekspertëve. Uji e rindez më keq, e shuan për pak minuta, por mbulimi me dhe dhe kapsulimi i vatrave që të fiken. Padyshim që ngjarja e ditëve të fundit ishte një ngjarje e rëndë, e konsiderueshme, nuk mund ta themi nëse fusha është vetëndezur, e rëndësishme ëshët që situata është marrë nën kontroll. Nesër ose maksimumi pasnesër merret situata nën kontroll dhe s’do të kemi më ato sasi tymi. Ku shfaqet ndonjë vatër e vogël zjarri neutralizohet. Tani të shuajmë plotësisht dhe eleminojmë tymrat. Sa i përket atij që më thatë, ishte shfaqje, ‘shoë’ i radhës. Ka menduar të duket njëherë natën këtu ose i kanë thënë nga qendra të vij. Nëse do e kishte realisht shqetësim, sot ishte dita e tretë, do të ishin këtu, do të vinin. ‘’- tha Subashi.