Protesta u organizua në kohën e rritjes së tensioneve mes dy shteteve, pasi më 10 dhjetor, disa serbë lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovë, në shenjë kundërshtimi me arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.
Pantiçit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, pasi dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Organizatorët e protestës bënë thirrje për dhënien fund të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011.
Lideri i lëvizjes opozitare të krahut të djathtë, Dveri, Boshko Obradoviç, para protestuesve tha se çështja e Kosovës duhet të kthehet sërish në Kombet e Bashkuar dhe Këshillin e Sigurimit.
“Prandaj duhet t’i dërgohet një letër presidentit të Rusisë, presidentit të Kinës dhe të gjitha shteteve në botë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Obradoviç./REL