Deri në orët e mesditës dhe pasdites territori ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin reshje në vend. Parashikohet që në intervale të shkurtra kohore të kemi dhe prezenc të rrebesheve të shiut. POR orët në vijim do të sjellin përmirësim të motit, si fillim në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përmirësohen kushtet atmosferike në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.