Dita e dytë e luftës Rusi – Ukrainë, ja numri dramatik i viktimave

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se më shumë se 1000 trupa ruse ishin vrarë gjatë dy ditëve luftë mes Rusisë dhe Ukrainës.

Por Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey ka deklaruar se 450 ushtarë rusë dhe të paktën 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi OKB-ja tha se të paktën 25 civilë janë vrarë dhe 102 janë plagosur në sulmet ajrore në të gjithë vendin, raporton BBC.

Ndërkohë vetë Rusia ka deklaruar se ka “eliminuar” 200 forca ukrainase gjatë pushtimit të aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit – dhe 13 ukrainas u vranë ndërsa mbronin ishullin e vogël të gjarpërinjve.


Shtuar 25.02.2022 16:10