Ditën e sotme në Serbi mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd.
Sipas burimeve nga mediat serbe, janë rreth 6 milionë e gjysmë shtetas serb që do të kenë mundësi të votojnë.
Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista në këto zgjedhje dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.
Aktualisht serbët e veriut po nisen drejt Serbisë me transport të organizuar por nga disa komuna ata do të udhëtojnë edhe me veturat e tyre. Mbrëmë u raportua se në Shillovë të Gjilanit grupe serbësh pritën në radhë për t’u furnizuar me naftë për të shkuar dhe votuar në Serbi.
Po ashtu, u tha se karburant falas u dha në një pikë të derivateve, ku u theksua se për këtë janë përdorur paratë nga fondi për trajtimin e fëmijëve të sëmurë.
Sipas sondazheve, favorit për fitoren në zgjedhje është Aleksandër Vuçiç dhe partia e tij./albeu.com/