Dimër në pranverë, dëbora zbardh Bulqizën, drejtuesit e automjeteve duhet të kalojnë me zinxhirë

Pasditen e djeshme, reshjet e dendura të shiut janë shoqëruar edhe me reshje dëborë, në lartësinë 300 metra mbi nivelin e detit.

Reshje ka patur edhe në njësitë administrative Martanesh, si dhe në zonat e thella të njësive Oatren, Trebisht dhe Zerqan, duke rrezikuar kështu të mbjellat dhe në frutikulturë.

Ndërkohë reshjet e dëborës, kanë sjellë probleme në rrugët që të çon për tek minierat e Martaneshit, Zonën D si dhe Tërnovë, ndërkohë policia i bën thirrje drejtueseve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë!


Shtuar 25.03.2024 08:47