Dieta speciale, doktori i Messit zbulon sekretin: Ja pse nuk vjell më ylli argjentinas (FOTO LAJM)

Pak vitë më parë, skenat e përsëritura të Mesit duke vjellë në fushë bënin xhiron e botës. Sot doktori Xhuliano Poser, me të cilin u konsultua Barça, tregon sekretin e zgjidhjes së problemit.

Ai thotë se rekomandoi një ndryshim diete, e cila dha rezultat. Alkooli, pijet e gazuara, mielli pa hime apo mishi i kuq janë mes ushqimeve që numri 10 nuk i konsumon më.

“Perimet, frutat sezonale dhe një ujë i mirë mineral janë thelbësore për ushqimin e muskujve tanë. Duhet ulur konsumi i ushqimeve të përpunuara dhe me pesticide”, tregon Pose.


Shtuar 24.03.2021 20:39