Dibra shembull për t’u marrë, pjesëmarrja më e lartë pas Tiranës

Pas kryeqytetit, qyteti me pjesëmarrjen më të lartë në votimet e të dielës nga të dhënat e deritanishme renditet qyteti i Dibrës. Përveçse në rang kombëtar, trend pozitiv në rastin e Dibrës është edhe raporti me zgjedhjet e vitit 2017.

Gjatë procesit të votimit nuk ka pasur incidente, ndërsa në qendrat e votimit për shkak edhe të terrenit më të largët, është aplikuar votimi tradicional.

Në orët e mëngjesit janë regjistruar disa raste sporadike të mosmarrëveshjeve mes komisionerëve që janë lënë pas dhe procesi ka vijuar më pas normalisht.

Aktualisht policia ka rrethuar godinën ku do të bëhet numërimi i votave, por ajo që vihet re është se nuk ka grumbullime qytetarësh pranë saj, si në rastet e viteve të kaluara.

 

 


Shtuar 25.04.2021 19:30