Dhunuan përmbaruesit që u shkuan në resort, lihen në burg babë e bir në Elbasan

Gjykata ka lënë në burg babë e bir Misir e Nelson Hoxha, të cilët dhunuan dy përmbarues në Librazhd.

Të dy ata, të premten e javës së kaluar, ushtruan dhunë ndaj dy përmbaruesve, të cilët kishin shkuar të sekuestronin brenda ambienteve të resortit në pronësi të tyre, orenditë e tij, për shkak të një borxhi të vjetër që daton nga viti 2014.

Mësohet se ishte Arben Isufi i shoqërisë “Arbeni-Al” shpk kishte fituar të drejtën ligjore për pagimin e një borxhi rreth 100 mijë euro, me një vendim gjykate të vitit 2014.

Për pagimin e borxhit ngarkohej shoqëria “Resort Ballkan” shpk, pronare e resortit të familjes Misir Hoxha me banim në qytetin e Elbasanit.

Për ekzekutimin e borxhit pas 10 vjetësh ishin pajtuar dy përmbarues, përkatësisht, Altin Latifi me Engjëll Muskaj që përfaqësojnë shoqërinë private “Enforcement Group” shpk me qendër në Fier.


Shtuar 31.07.2023 13:18