Ka nisur seanca për vendosje e masës së sigurisë për dy të arrestuarit për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dritan Nanon e Dorian Alian.
Prokuroria ka rikualifikuar veprën penale nga “vrasja e funksionarëve publik mbetur në tentativë”, në “Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit kryer në bashkëpunim”.
Prokuroria kërkon masën e “Arrestit me burg” si për dy të ndaluarit, edhe tre autorët e shpallur në kërkim, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku