Policia ka vënë në pranga një 62-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
Gjithashtu, në Skrapar është proceduar penalisht një 22-vjeçar pasi u kap në flagrancë, në Malin e Tomorit, me një automjet të ngarkuar me pllaka guri dekorativë që dyshohet të jenë nxjerrë në mënyrë të paligjshme.
Njoftimi i policisë:
Berat/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 62 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
Skrapar/Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin S. D., 22 vjeç, pasi u kap në flagrancë, në Malin e Tomorit, me një automjet të ngarkuar me pllaka guri dekorativë që dyshohet të jenë nxjerrë në mënyrë të paligjshme në Malin e Tomorit.
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com