Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Maliq, për dhunë në familje. Mësohet se i riu me iniciale A.Sh ka dhunuar bashkëjetuesen e tij 21-vjeçare si dhe nënën e tij me iniciale 42-vjeçare.
Njoftimi i Plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit A. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëjetuesen dhe nënën e tij, shtetaset E. T., 21 vjeçe dhe A. Sh., 42 vjeçe.