Një shtetase filipineze është arrestuar nga Policia në Sarandë, pas një denoncimi për keqtrajtim të një të mituri në familjen ku ishte e punësuar si pastruese.
Bëhet fjalë për Lorly Caporal, 46 vjeçe, e cila, sipas autoriteteve, dyshohet se ka ushtruar keqtrajtim fizik apo psikologjik ndaj fëmijës së një familjeje në të cilën punonte si pastruese.
Ngjarja është raportuar në mënyrë zyrtare nga Policia e Sarandës:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen filipineze L. C., 46 vjeçe. Arrestimi u krye pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. D., i cili deklaroi se kjo shtetase, gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e tij, ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur.”
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, që ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vlerësimin ligjor të rastit.