Dhunoi brutalisht bashkëshorten, AMP merr vendimin e menjëhershëm ndaj efektivit të policisë në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) njofton se ka arrestuar një efektiv për dhunë në familje.

55-vjeçari i arrestuar mësohet se ushtronte dhunë psikologjike e fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

“Tiranë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit”, njofton AMP.


Shtuar 22.07.2024 17:00