Dhunimi i 29-vjeçares nga babai dhe vllai në Vlorë, mamaja trondit me deklaratën: Vajza kaloi krizë epilepsie

Një lajm për dhunimin e një 29-vjeçareje nga Vlorë nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj bëri bujë në media. Por mamaja e 29-vjeçares ka hedhur poshtë këto lajme, në një intervistë televizive.

Ajo u shpreh se vajza vuan nga epilepsia dhe se babai, vëllai dhe bashkëshorti i të resë, e kanë ndihmuar duke e mbajtur nga duart gjatë një krize epilepsie.

“Këto lajme që i japin , nuk e kuptoj dot si i sajojnë. Jam shumë e prekur. Vajzë është e sëmurë që 3 vjeç me epilepsi me kriza. Jo që e kam të martuar me një fëmijë, por sikur prindërit do e martonin, donin t’i jepnin burrë. Si mund të marrë pjesë një person që unë se kam bërë dhëndër të vijë të dhunojë fëmijën tim. Atë gjë nuk e bën as prindi, as bashkëshorti që ka 6 vite martesë, as vëllai I saj.

Nuk ka patur fare dhunë. Ne e kemi mbajtur nga duart në momentin që ka qenë në krizë e sipër. Kurohet nga mjekime të rregullta. Jam mundur gjithë jetën t’ia marrim në Itali. Na hedhin akuza. këtë e ka bërë mjeku ligjor i spitalit”, tha mamaja e 29-vjeçares.

Ajo bëri me dije gjithashtu se vajza e saj nuk ka qenë e vetëdijshme dhe se u dërgua në spital për të bërë qetësues për dhembje koke. Sipas mamasë së 29-vjeçares, denoncimi është bërë nga mjeku ligjor i spitalit.

“E kam çuar te noteri, ka bërë tërheqje që kam qenë e pavetëdijshme çfarë kam bërë. Në gjaknxehtësi e sipër ka debate familja. Por s’kam pse t’ia bëj një gjë të tillë, kur ajo e di që kam sakrifikuar jetën për të. Vajza jeton me mua, ka përkujdesjen time të veçantë.

Edhe te mjeko-ligjore thuhej se nuk figurojnë të tilla gjera. Tani që mu bë burri 60 vjeç, djali 25-vjeç dhe dhëndri 24-vjeç. Kam shkuar direkt në spital, nuk më pranoi oficerja e policisë dhe më ka thënë; ulu atje.

Më tha mua, “nuk jam doktoreshë që të njohë”. “Urdhëro raportin mjekësor”, i thash. Kam bredhur gjithë botën për këtë fëmijë. Kishin dalë shenjat nga duart , jo se kishte vrasje, ose goditje.

Kjo ka lloj-lloj krizash, ia jep dhe në gjumë, dhe në nervozizëm, edhe nga vapa.

Vajzën e dërguam në spital se kishte dhembje të forta koke. E dërgoi nusja e djalit tim. E mori në makinë për të bërë qetësues në spital”, tha ajo.


Shtuar 26.06.2024 16:10

Tags: ,