Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve gjatë protestave studentore të zhvilluara prej 13 ditësh, duke kërkuar hetim të plotë dhe ndëshkimin e efektivëve përgjegjës.

Përmes një deklarate për mediat, intelektualët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dënuan dhunën policore, ndërsa bënë të ditur se kanë evidentuar 180 raste të dhunës ndaj qytetarëve, studentëve dhe gjimnazistëve.

Të lidhura

None found

“Studentët nuk janë vetëm, ne nuk do t’i lëmë vetëm. Kemi bërë kallëzim penal në SPAK për dhunën policore. Paketa kundër dhunës që e deklaron edhe kryeministri është një paketë që të mund të heshtet. Ka një dhunë terrorizuese nga policia”, deklaroi një përfaqësues i shoqërisë civile.

Edhe një avokate kërkoi që përgjegjësia ligjore të përqendrohet te efektivët që kanë ushtruar dhunë gjatë protestave, duke theksuar se, sipas saj, rastet janë të dokumentuara dhe nuk bëhet fjalë thjesht për dyshime.

“Pres masa sigurie për policët dhe jo studentët. Nuk diskutohet fare kjo çështje, pasi në protesta ka sjellje të dhunshme nga policia, që nuk janë dyshime, por me fakte”, u shpreh ajo.


Shtuar më 26.10.2026 14:24