Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe në përputhje me ligjin, ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e një personi të kërkuar, me synim gjetjen dhe arrestimin e tij. Për këtë rast, policia ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët.
Bëhet fjalë për ALBERT (Sylejman) SYLAJ, i lindur më 12.12.1984 në Deçan.
Të lidhura
None found
Ai kërkohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.
Policia e Kosovës u apelon të gjithë qytetarëve që, nëse kanë informacion lidhur me vendndodhjen e personit të dyshuar, fotografia e të cilit është bashkangjitur, ta njoftojnë policinë ose të paraqiten në stacionin policor më të afërt.
Policia e Kosovës mund të kontaktohet në numrat dhe adresat elektronike në vijim:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë






