Deti nxjerr 134 kg drogë në brigjet greke, pakot të shkruara sipër me sprajt

Policia greke pas një eksplorimi që ka  kryer në zonat bregdetare të Bashkisë Rethymno ka gjetur 4 pako të cilat përmbanin 134 kg e 150 gramë kanabis.

Pakot, të cilat ishin lagur nga uji i detit u konfiskuan nga oficerët e policisë dhe u dërguan për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik.

Të lidhura

None found

Policia dyshon se kanë rënë ose janë hedhur nga ndonjë mjet lundrues në det. Ajo çka vihet re tek pakot, është se ato janë t të shkruara sipër me sprajt duke vendosur një germë.

Hetimet për identifikimin e autorëve po kryhen nga Nëndrejtoria e Sigurisë Rethymnon.


Shtuar 18.02.2023 09:37