Imazhet satelitore raportuan se Rusia po zhvillon manovra të pazakonta ushtarake pranë kufirit me Ukrainën, gjë që ka sjellë shqetësim të madh për Shtetet e Bashkuara.
Për këtë arsye, drejtori i përgjithshëm i CIA-s, Bill Burns, ka zhvilluar një bisedë të rrallë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Sipas informacioneve, biseda është mbajtur në Moskë, javën e kaluar
Kinfirmimi i lajmit në fjalë u pranua nga burime nga të dyja palët.
Për këtë arsye, Presidenti Joe Biden ka dërguar në Moskë kreun e CIA-s, për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm. Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për CNN, i cili raportoi fillimisht për bisedën, se Putin dhe Burns folën në telefon.
Peskov tha se të dy diskutuan “marrëdhëniet dypalëshe, situatën e krizës në praktikën diplomatike dhe një shkëmbim pikëpamjesh mbi konfliktet rajonale”.
“Sigurisht që u përmendën edhe çështjet e sigurisë kibernetike,” shtoi ai. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha javën e kaluar se rreth 90,000 trupa ruse janë grumbulluar përgjatë kufirit në Ukrainën lindore.
Veç tyre ka edhe një prani të shtuar edhe të tankeve dhe avionëve ushtarakë./albeu.com/