DETAJET/ U martua pa pëlqimin e prindërve, si u dhunua deri në vdekje 18-vjeçarja në Ferizaj (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Ferizaj, të dielën në mbrëmje, ku një vajzë e re ndërroi jetë nga dhuna.

Marigona Osmani dyshohet se u vra nga Dardan Krivaqa, i cili është shpallur në kërkim.

Për ngjarjen, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar Arbër Sejdiun, si bashkëpunëtor në krim.

Familjarët e së resë, në një prononcim për “Klan Kosova jashtë kamerave, thanë se 18-vjeçarja kishte dy muaj që ishte e martuar me Dardan Krivaqën. Ata thanë po ashtu se Marigona ishte martuar pa pëlqimin e prindërve të saj.

18-vjeçarja, sipas autoriteteve, është dhunuar fizikisht dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve. Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. /albeu.com/

 


Shtuar 24.08.2021 08:27