Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Tiranë ku një efektiv policie qëlloi me armë zjarri në zemër shtetasin Jurgen Duka. Burimet bëjnë me dije se autori i krimit, efektivi Arbër Sula, i cili është ende në kërkim, ishte me leje në Tiranë pasi do ti nënshtrohej testit të drogës.
Shkak për krimin e rëndë në një market në Tiranë, mësohet se ka qënë radha për të paguar pijet alkolike, ku viktima i ka marrë pijet efektivit dhe i ka thënë se do i paguajë ai dhe për të.
Të lidhura
None found
Sherri banal ka agravuar në përplasje fizike fillimisht aty ku efektivi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi viktimën, 29 vjeç, Jurgen Duka duke i marrë jetën.
Mësohet se detajet e fundit të kësaj ngjarje të rëndë janë rrëfyer në polici nga shtetasi Orgest Drazhi, mik i viktimës i vënë në pranga sot për moskallëzim krimi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S. /albeu.com/
