DETAJET/ Ekzekutimi i Çakës në Elbasan, Artan Hoxha: Ia vranë vëllanë e i shkuan në varrim (VIDEO)

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur të gjithë historinë e plotë që fshihet pas vrasjes së Everest Çakës, dje në Elbasan.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka bërë me dije se ishte vëllai i Çakës ai që kishte kërkuar punë nga Florenc Alikaj për të shitur kokainë për t’u vrarë pak kohë më vonë nga “Nel Çami”.

Gazetari ka treguar se ky i fundit, pas ekzekutimit të gjithë familjes së tij, është zhdukur drejt Amerikës Latine, duke u kthyer në një personazh të rëndësishëm.

“Çaka nuk ka shkuar në varrimin e “Arjanit të Vogël”, kishte kohë që kishte distancë me të. Alfond Çaka kishte shkuar në Spanjë me familjen dhe dëgjoi se atje ishte Florenc Alikaj. Ka kërkuar punë. Alikaj ishte përfshirë në trafikun e kokainë dhe i ka dhënë punë. Në një moment nuk i ka kthyer lekët. E kërkon për ta takuar, nuk i del.

E gjen në një lokal dhe në prezencë të njerëzve të tjerë e qëllon me shuplakë. Vjen Zenel Çami, mik i ngushtë me Florencin dhe shkojnë në një restorant. Rrugës ndalojnë në një karburant, shkon Çaka dhe qëllon. por i bllokohet arma. Në këtë moment Nel Çami e qëllon dhe e vret.

Mbas ngjarjes, vëllai i Florencit shkon tek familja e Everesit dhe i shpjegon ngjarjen dhe i thotë që djalin tuaj nuk e ka vrarë djali ynë. Familjarët i shkojnë edhe në varrim.

Florenci shkon në Itali dhe kthehet pas 7 muajsh se i ka lindur nusja por kapet nga Policia. Alikaj nuk tregoi prezencën e Nel Çamit sepse mendonte se i shpëtoi jetën. Mbas këtij momenti nuk është parë më.

Florenci shkon në burg, nuk pranon të tregojë të vërtetën, pagoi para dhe u dënua nga 16 në 6 vite burg. Nga ky moment hyn në lojë Everesti. Vret vëllain shofer. Më pas Florenci kthehet në Elbasan, ekzekutohet edhe ai.

Në pamundësi për t’u hakmarrë ndaj Nelit, vendos për familjarët e tij. Ka hyrë në banesë dhe ka vrarë dy vëllezërit dhe babanë e tij. Informacioni i fundit për Nel Çamin është se gjendjet në Amerikën Latine. Nuk është vërtetuar kurrë se autori apo porositësi Çaka,”-tha gazetari.

 


Shtuar 12.05.2021 22:57