Ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani, ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Nishani ka shkuar në “Sanatorium” me urgjencë mbrëmjen e djeshme dhe vijon të jetë i shtruar dhe aktualisht.
Sipas burimeve, bëhet me dije parametrat jetësorë të ish-presidentit janë në gjendje jo të mirë, pasi parametrat e oksigjenit dhe tensionit nuk janë të stabilizuar.
Gjithashtu dyshohet se ai vuan nga pneumonia.
Gjithsesi Nishani është nën mbikqyrjen e mjekëve, në gjendje të stabilizuar shëndetësore./albeu.com/