DETAJET/ 29 vjeçari vrau gruan dhe u arratis, viktima la dy fëmijë jetim 

Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.

Një i ri qëlloi me thikë bashkëshorten e tij duke i marrë jetën. Shtetasi Demokrat Medinaj vrau shtetasen Irvana Medinaj.

Çifti i të rinjve kanë dy fëmijë të mitur, të cilët prej mbrëmjes së sotme kanë mbetur jetimë.

Autori i krimit, Demokrat Medinaj dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Ata jetonin në lagjen “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit. Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë brenda familjes.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e sotme:

Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 17.03.2021 19:15