Detaje të reja nga plagosja e Edison Begajt në Vlorë, policia bie në gjurmët e autorit

Detaje të reja në janë zbardhur nga plagosja e Edison Begaj që i shpëtoi atentatit në orët e vona të së shtunës në Kaninë të Vlorës. Mendohet se autori të jetë larguar me automjet duke përdorur “By Pass-in” në afërsi të fshatit Kaninë dhe larguar në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës.

Begaj është qëlluar teksa ishte duke shkuar në banesën e tij. 38 vjeçari u plagos me 4 plumba në këmbë. Ai ka dëshmuar se pranë banesës së tij mungon ndriçimi dhe nuk mundi të dallojë personin apo personat që mund ta kenë qëlluar.

Mësohet se policia teksa shkoi në vendngjarje e ndoqi për disa minuta autorin por nuk mundi ta arrestojë. Ai duhet të njohë mirë zonën dhe ka mundur të largohet duke përfituar edhe nga errësira.

Burime nga grupi hetimor thanë për Abc se kanë rënë në gjurmët e autorit dhe janë shumë pranë identifikimit të tij. Edison Begaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ai në vitin 2010 u dënua me 7 vite e 6 muaj burg për trafik droge dhe armësh.

Ndërsa i është kërkuar dhe justifikimi i pasurisë nga Operacionit Forca e Ligjit. Ndaj dhe pista kryesore ku po hetohet është e kaluara e 38 vjeçarit, por nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt I kohëve të fundit. /abcnews.al


Shtuar 31.05.2021 12:11