Detaje të reja nga ngjarja e Kurbinit, zbardhet dëshmia e policit: Dy persona me maska më kërcënuan, qëlluan në ajër

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja në Kurbin ku një efektiv policie pretendon se është kërcënuar me armë nga një person i maskuar.

Në dëshminë dhënë para kolegëve të tij efektivi i policisë ka deklaruar se dy persona të maskuar i kanë dalë përpara dhe e kanë kanë kërcënuar me armë duke qëlluar në ajër.

Ai ka deklaruar se nuk ka arritur që t’i njohë dy personat që i bënë pritë në rrugë.

Policia po heton dy pista, faktin që deklarata e efektivit mund të jetë e vërtetë, por edhe e inskenuar pasi në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

Në Lezhë ndodhet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. /AlbEu.com/


Shtuar 12.12.2023 09:55