Autori i masakrës së shkollës në Teksas ka qëlluar të paktën 100 plumba duke vrarë 19 fëmijë dhe dy mësuese.
Lajmi u konfirmua nga policia amerikane, e cila pranoi se u bë gabim që nuk u ndërhy menjëherë në klasë.
Sipas mediave të huaja, policia e kufirit, që dhe ekzekutoi vrasësin, kishte mbërritur një orë para se të ndërhynte, por u bllokua nga polica lokale.
Ndërsa tani policia lokale pranon se ishte vendim i gabuar që nuk u shemb dera e klasës menjëherë, teksa autori i masakrës ekzekutonte fëmijët.
Sipas saj, komandanti i policisë nuk pranoi të ndërhynte pasi mendoi se jeta e fëmijëve nuk ishte në rrezik. Pyetjes së gazetarëve nëse policia duhet t’i kërkojë falje familjeve të fëmijëve, policia iu përgjigj: Nëse do i ndihmonte të kërkonim falje.
Ndërkohë në Hjuston të Teksasit konventa vjetore e shoqatës kombëtare të armëve është hapur me protesta.
Manifestuesit akuzuan protagonistët e takimit se i kishin duart me gjak. Që nga masakra në shkollën fillore gjithnjë e më shumë njerëz mendojnë se konventa është e papërshtatshme.
Kritika të shumta pati dhe për videon hapëse të konventës, e cila ndoshta ishte xhiruar para masakrës, tregonte prindër e fëmijë të lumtur në dyqan armësh, fëmijë me armë në duar dhe armë të ndryshme në rafte gati për shitje.