DETAJE/ Ngjarja e rëndë në Athinë, mësohet shkaku pse bandat u “krisën” me njëra-tjetrën

Detaje të reja vazhdojnë të zbardhen për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjën e djeshme në kryeqytetin e Greqisë, ku si pasojë e një parplasje me armë mes dy bandave shqiptare, mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.

Dy nga të plagosur janë efektivë policia që tentuan të ndërhynin për të parandaluar përplasjen.

Sipas policisë greke, personat e vrarë dhe ata të arrestuar ishin të gjithë në kërkim për trafik droge, ndërsa gruaja e vetme pjesë e “luftës” që u vu në pranga ishte dënuar për prostitucion.

Mësohet se sherri mes dy grupeve kishte nisur në fundin e muajit maj, pas një operacioni të policisë helene ku u kapën anëtarët e njërës familje.

Pala tjetër akuzoi se ishin spiunuar prej tyre me qëllim t’ju merrnin zonën në të cilën shisnin lëndët narkotike në qendër të Athinës. Ndaj dhe nisën përballjen. Dikur patën qenë miq, por u prishën për biznesin e drogës./albeu.com