Detaje nga vrasja në Vlorë, 25-vjeçari u gjet pajetë në makinë

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Policia ka dhënë më shumë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur në fshatin Babicë, duke konfirmuar se viktima është një 25-vjeçar. Ai është gjetur i pajetë në makinë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet  se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbëritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë  të  rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 08:31