Këtë të mërkurë 26 Nëntor 2025, u nda nga jeta këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Shpat Kasapi. Këngëtari i pop-muzikës, ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.
Sipas raportimeve, këngëtari ndodhej në një koncert në Bologna, kur papritur është ndjerë keq.
Përpjekjet për të marrë ndihmë mjekësore nuk dhanë rezultat, dhe ka ndërruar jetë në vend.
Këngëtari i njohur ishte konfirmuar si banor i “Big Brother VIP Albania” dhe pritej të futej në shtëpinë e famshme në dhejtor të këtij viti.
Shpat Kasapi, ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.
Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do”?, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.
Në vitin 2021, këngëtari u martua me Selvije Jao, por vetëm para një viti çifti prindër të një djali, i dhanë fund marrëdhënies së tyre.




