Detaje nga ngjarja në Vlorë, autori goditi me thikë dy berberët dhe më pas veten, dyshohet se ishte i dehur

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen 24 Maji, në Vlorë. Një person ka hyrë në një sallon flokësh për meshkuj dhe ka goditur dy berberët, Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç. Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin Mexhit Arapi, 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com