EMRAT/ Sherr me thika në Vlorë, tre të plagosur

Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën mbrëmjen e sotme. Në lagjen 24 Maji, një person ka goditur me thikë dy persona, të cilët kanë marrë lëndime.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet një ambientet e një berberane, pas një sherri.

Mësohet se të lënduarit janë, Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.

Gjithashtu, mësohet se autori, Mexhit Arapi 40 vjeç, ka plagosur dhe veten.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com