DETAJE/ Krimi në familje në Divjakë, djali i dehur e goditi babain fillimisht me grushte dhe më pas e mbyti

Krimi në familje  pasditen e sotme ku djali mbyti babain tronditi Divjakën dhe jo vetëm.

Mësohet se autori 58-vjeçar Andreas Stasa në momentin që ka vrarë të atin, Dhimitër Stata 85-vjeç ka qenë nën efektin e alkoolit.

Fillimisht 58-vjeçari  ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij duke e goditur me grushte dhe më pas e ka mbtytur.

Policia bëri më dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori u arrestua pak minuta më vonë, teksa rezultonte person me precedentë  të mëparshëm penal./albeu.com