Detaje horror nga vrasja e 20-vjeçares! Babis gënjeu sërish, autopsia zbulon si u vra Caroline (FOTO LAJM)

Detaje të reja zbulohen minutë pas minute për Caroline Crouch e cila u vra nga bashkëshorti i saj Babis.

Autopsia ka rrëzuar sërish dëshminë e Babis, i cili deklaroi se krimi ndodhi pas një sherri fizik mes tyre, duke zbuluar se ka ndodhur e kundërta.

Mediat greke raportojnë se autopsia tregon se viktima ka vdekur teksa po flinte gjumë.

Eksperti mjekoligjor që ka bërë analizën, tha se “menjëherë sapo pashë orën në dorën e viktimës, e dija se ajo regjistron të gjithë parametrat jetësorë, përfshirë këtu aktivitetin kardiak. U kërkova që ta hiqnin orën nga dora dhe ta dërgonim në laborator për ekzaminim”.

Nga të dhënat e shqyrtuara, mendohet se viktima është sulmuar kur ishte duke fjetur gjumë. Gjithçka zgjati rreth 5 ose 6 minuta duke bërë që ekpertët të deklarojnë se vdekja e 20 vjeçares ishte e dhimbshme dhe në agoni.  /albeu.com/

 


Shtuar 19.06.2021 13:07