DETAJE/ Autori i dehur plagos me armë të dashurën në hotel dhe arratiset, si ndodhi ngjarja

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e sotme në një hotel në autostradën Tiranë – Durrës, ku 32-vjeçari ka plagosur me armë zjarri një 23-vjeçare.

Burime bëjnë me auori, Fatbardh Doda (Dervishi), kishte një lidhje dashurie me të renë, Edis Koroveshi. Ata kanë shkuar mëngjesin e sotëm në hotel. Në gjendje të dehur, 32-vjeçari, aksidentalisht ka qëlluar me armë, dhe një nga plumbat ka kapur të renë, në krah. Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikur për jetën.

Pas ngjarjes, autori është arratisur menjëherë.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje  dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier  janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 3.01.2022 10:44