Dështon nisma për zhdukjen e qeseve. Konsumatorët kanë të drejtë që të blejnë qese, por me çmim më të lartë.
Nga 5 lekë të reja, në 50 lekë të reja.
Nga kjo nismë supozohej se nga 1 qershori të fillonte zbatimi ligjor për ndalimin e hedhjes në treg, prodhimit dhe importit të qeseve njëpërdorimshme plastike.
Ndryshimet e miratuara më herët nga Kuvendi në ligjin e integruar të mbetjeve i shtrijnë efektet nga 1 qershori. Ministria e Mjedisit dhe Turizmit sqaroi për “Monitor” se ndalimi është vetëm për qeset njëpërdorimshëm me trashësi deri në 70 mikronë nga secila anë me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kg dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes.
Praktikisht sipas Ministrisë së Mjedisit janë qeset qe jepen në fruta-perime, qeset aktuale të supermarketeve dhe të ngjashmet e tyre. Ndërsa çdo qese tjetër mbi 70 mikron, me kapacitet mbajtës mbi 10 kg dhe me përmasat fizike mbi kufirin e përmendur, konsiderohet qese shumëpërdorishme dhe përdorimi i tyre nuk është i ndaluar./albeu.com