Dëshmitë e Nuredin Dumanit në SPAK, Hoxha paralajmëron: Do të ketë arrestime të bujshme

Mbrëmjen e 29 marsit mori fund arratia e një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, Nuredin Dumani. Ai u arrestua i plagosur në Fier dhe dyshohet se është autori i përplasjes me armë më Papër të Fierit. Në momentin e arrestimit Dumani ka qenë edhe i armatosur.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Abc Live me Sibora Bitrin, u shpreh se do të ketë arrestime të bujshme nga ana e SPAK pas deklaratave të Dumanit.

Hoxha: Në lidhje me deklarimet që ka bërë Nuredin Dumani do ketë arrestime të bujshme. SPAK në lidhje me këtë hetim ka marrë shumë informacion në lidhje me shumë krime që janë kryer nga ky person dhe një grup personash rreth tij, janë një grup killerash me pagesë që mund të zbërthejnë shumë ngjarje. SPAK është në rrugën e duhur në këtë drejtim. A do ta gjejnë Talo Çelën besoj se ne s’do kemi më shansin ta dëgjojmë. Pse? Do ta sqaroj një herë tjetër. Elbasani ka pasur nevojë për mbrojtje shtesë sepse Prokuroria ka kryer hetime të organizatave kriminale shumë të rrezikshme. Mbrojtja që u jepet prokurorëve duhet të përkthehet në rezultate.

Gazetari u ndal edhe te Aleks Deda, një emër jo pak i rëndësishëm për drejtësinë. Alekandër Deda është vënë në shënjestër të një grupi personash në Lezhë, të cilët po kërkojnë ta eliminojnë atë. Disa atentate njëri pas tjetrit kanë dështuar në drejtim të Dedës, ku më i fundit ishte me dron pranë banesë së tij, e cila ruhet nga policia me shërbime 24 orëshe.

Hoxha tha se edhe 42-vjeçari është një thesar për drejtësinë pasi Lezha është kthyer në një zonë problematike vitet e fundit.

“Aleksa Dodës ose i njohur si Leksi i Druve i janë bërë 3 atentate me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur. Në atentatin e fundit është goditur 8 herë në trup, fati i tij që është gjallë. Ai ka deklaruar në SPAK dhe ka marrë mbrojtje. Pasi është marrë në mbrojtje i është bërë 3 herë atentat me dron për ta bërë të heshtë. Ai është një thesar në zonën e Lezhës. Lezha është bërë një zonë problematike sepse është futur shumë para atje. Ai qark është bërë problematik. Nga momenti që e kemi denoncuar janë marrë masa për mbrojtjen e tij dhe të familjes. Nuk ka pasur më incidente si ato që kanë ndodhur. Herën e fundit që kam pasur kontakt fizik me të ai kishte jelek antiplumb. Por nuk ka pasur rezultat në hetimet që janë kryer”, tha gazetari./abcnewws.al


Shtuar 13.05.2022 14:09